Fansat e Rihanna po spekulojnë se këngëtarja mund të ketë hedhur “thumba” ndaj artistes së re Tyla pas një momenti të sikletshëm mes tyre në Met Gala 2026.
Në eventin prestigjioz të mbajtur në Muzeun Metropolitan të Artit në New York, Rihanna u shfaq me një fustan couture nga Maison Margiela, ndërsa Tyla tërhoqi vëmendje me një veshje të guximshme Valentino. Megjithatë, videot që qarkulluan në rrjetet sociale bënë xhiron e internetit, pasi fansat vunë re se Rihanna dukej sikur e injoroi Tylën gjatë një momenti me gazetarët.
Situata u komentua edhe më shumë pasi Rihanna publikoi një video nga prapaskenat e Met Gala-s, duke përdorur këngën “Who’s Dat Girl” të Ayra Starr. Disa fansa menduan se kjo ishte një “thumb” indirekte ndaj Tylës, ndërsa të tjerë insistuan se kënga ishte zgjedhur thjesht sepse i përshtatej videos.
Komentet në rrjetet sociale ishin të ndara. Disa mbrojtën Rihannën duke thënë se ajo gjithmonë ka treguar mbështetje për Ayra Starr dhe se nuk kishte asnjë mesazh të fshehtë. Të tjerë, megjithatë, e interpretuan videon si një mënyrë “plot stil” për të hedhur hije ndaj artistes së re.
Pak ditë më vonë, Tyla reagoi vetë në TikTok për të sqaruar situatën. Ajo tha se e admiron prej kohësh Rihannën dhe zbuloi se e kishte takuar edhe më parë.
“E takova vitin e kaluar dhe ishte shumë normale. I thashë ‘hej’, por ajo më tha se po e telefononte partneri i saj dhe u largua,” tregoi Tyla me humor, duke shtuar se ndoshta Rihanna ishte thjesht e zënë.
Artistja 24-vjeçare pranoi se ndihej paksa në siklet për t’iu afruar sërish gjatë Met Gala-s së këtij viti. “Nëse dikush duket i zënë, nuk dua ta shqetësoj. Këtë herë po prisja makinën time dhe ajo ishte aty pranë, por nuk doja t’i afrohesha,” tha ajo.
Tyla shtoi se shpreson që në të ardhmen të kenë një takim më natyral dhe të qetë, ku të mund të bisedojnë lirshëm.
Megjithatë, jo të gjithë e pritën mirë videon e saj në TikTok. Disa përdorues e kritikuan Tylën duke e quajtur postimin “jo profesional” dhe “fëminor”, ndërsa të tjerë pyetën pse ajo ndjeu nevojën ta komentonte publikisht situatën./mxh
