Vendi ynë do të ndikohet sot, 9 maj, nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë reshje shiu dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve meteorologjike, zonat malore do të përfshihen nga reshje shiu gjatë pjesës më të madhe të ditës. Edhe në zonat e ulëta moti do të karakterizohet nga reshje të herëpashershme dhe kthjellime të pakta.
Në zonat bregdetare pritet mot i ngjashëm, me reshje shiu të alternuara me intervale të shkurtra me diell.
Temperaturat do të mbeten relativisht të freskëta për këtë periudhë të vitit, ndërsa era do të fryjë me intensitet mesatar përgjatë vijës bregdetare./kb
