Policia e Tiranës ka nisur procedim penal për 7 persona, të cilët gjatë protestës së opozitës kanë hedhur lëndë djegëse (molotov), lëndë piroteknike, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta dhe për pasojë u lënduan 3 punonjës policie.
Nga 7 të proceduarit, 6 prej tyre janë nën hetim për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, dhe një shtetas (deputet) për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Gjatë veprimeve, policia sekuestroi 1 molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta./kb
