Ushtria izraelite vazhdon me operacionet e saj në Liban, ndërsa më herët u raportua se kishte goditur objektet e prodhimit të energjisë.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve Libaneze (NNA), forcat izraelite goditën zonën e centralit të prodhimit të energjisë që furnizon qytetet e Nabatiyeh, me të paktën katër predha që ranë në një distancë të shkurtër nga objektet.
NNA raportoi gjithashtu se, përveç zonave të Hamboush dhe Maifandoun, granatimet ndodhën edhe në qytetin e Kafrjouz.
Ndërkohë, një sulm ajror i veçantë thuhet se goditi zonën Zawtar al-Gharbiya, duke përshkallëzuar më tej situatën e sigurisë në Libanin jugor.
Në të njëjtën kohë, ushtria izraelite njoftoi se kishte qëlluar me raketa interceptuese “objektiva të dyshuara ajrore” në zonën e pushtuar nga forcat izraelite në Libanin jugor.
Siç raportoi ushtria në një postim në rrjetet sociale, përgjimet ndodhën pasi sirenat e alarmit u aktivizuan në Izraelin verior. Deri më tani nuk janë dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me natyrën e objektivave apo ndonjë dëm apo viktimë nga incidentet.
Më parë, IDF kishte lëshuar një deklaratë duke u bërë thirrje banorëve të Deir al-Zahrani, Jarju dhe Sajjad (Jezreen) të evakuohen ose rrezikojnë të vriten./mxh
