Last Updated on 11/05/2026 by Anisa
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka dërguar një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me kryetarin e Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Sipas të dhënave të përcjella nga Prokuroria e Përgjithshme, Hajdari rezulton të ketë qenë i dënuar në Greqi me vendim të formës së prerë. Për këtë arsye, institucioni i akuzës ka vënë në dijeni KQZ-në për verifikime të mëtejshme ligjore mbi statusin e tij.
Çështja pritet të shqyrtohet nga KQZ, e cila do të vlerësojë nëse rasti përbën shkelje të ligjit për dekriminalizimin dhe nëse ndikon në mandatin e kryebashkiakut.
