Last Updated on 11/05/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama dhe Negociatorja për Kapitullin 5 “Prokurimi Publik”, njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta zhvilluan një konferencë për mediat, ku folën mbi procesin dhe mbi ecurinë e Shqipërisë në fushën e prokurimeve publike dhe negociatave me Bashkimin Europian.
Gjatë konferencës u theksua se raportet ndërkombëtare evidentojnë ende mungesë ndërgjegjësimi për rëndësinë e konkurrencës si një element kyç në prokurimet publike.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se vendi ynë ndodhet në fazë të avancuar të negociatave në këtë fushë:
“Nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë, në indikatorët e BE, konkurrues mëria dhe po të shohim në tabelën e konkurrueshmërisë pozicionin e vendit tonë, nëse mesatare kontratat me një ofertës të vetëm përbëjnë 32.3% të kontratave në vendet e Bashkimit Evropian, për Shqipërinë janë në masë 23.5%.
Në Shqipërinë e 2025, numri i prokurime publike që janë mbyllur me një fitues, që kanë patur një ofertues të vetëm janë saktësisht 12%, ndërkohë që në raportin e Gjykatës Evropiane përcaktohet se mesatarja e BE është 14%.
Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të negociatave të përparimit në këtë fushë dhe të pozicionit të negociatave me Bashkimin Europian”, tha Rama.
Në fokus të diskutimit ishte edhe përpjekja e institucioneve shqiptare për të përafruar standardet e Bashkimit Europian në prokurimet publike, duke rritur transparencën dhe konkurrencën në tregun publik./A.D
