Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje autoritetet shëndetësore, ndërsa bilanci i personave të infektuar po rritet pas evakuimit të anijes kroçerë “MV Hondius”.
Pas zbarkimit në Ishujt Kanarie, dy raste të reja, një shtetas amerikan dhe një francez, kanë rezultuar pozitivë menjëherë pas riatdhesimit në vendet e tyre.
Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stéphanie Rist, konfirmoi se një grua ndodhet në gjendje të rëndë në një spital të Parisit, ku tashmë janë izoluar edhe 22 persona me të cilët ka patur kontakt.
Departamenti i Shëndetësisë së SHBA-së, njoftoi se 2 nga 17 shtetasit amerikanë te avakuuar, kanë rezultuar pozitiv me hantavirusin dhe do të marrin trajtim të veçantë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka lëshuar paralajmërime të forta, duke kërkuar 42 ditë izolim për të gjithë pasagjerët, pasi dyshohet se bëhet fjalë për variantin “Andes” të virusit, i cili mund të transmetohet mes njerëzve.
Nga ana tjetër, kreu i CDC-së amerikane, ka kërkuar të shmanget paniku, duke argumentuar se ky virus nuk duhet trajtuar si COVID-19, pasi transmetimi njerëzor mbetet i rrallë.
Një grup prej 20 britanikësh mbërriti në Mançester për t’u izoluar në spitalin Arrowe Park, ndërsa Spanja ka vendosur në karantinë 14 shtetasit e saj të evakuuar.
Autoritetet thonë se burimi i infeksionit dyshohet të jetë Amerika e Jugut, vendi ku kroçera nisi udhëtimin më 1 prill. Megjithëse rreziku për një pandemi të re konsiderohet i ulët, masat e sigurisë në portet europiane janë në nivelin maksimal.
Deri më tani, tre persona kanë humbur jetën nga ky shpërthim I virusit, një çift holandez dhe një grua gjermane./mxh
