Shtëpia e Bardhë ka ftuar drejtuesin e Tesla-s, Elon Musk, dhe CEO-n e Apple, Tim Cook, që të shoqërojnë presidentin Donald Trump gjatë udhëtimit të tij në Kinë këtë javë, raportoi sot Bloomberg News, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas të njëjtit raport, në delegacion janë ftuar gjithashtu edhe figura të tjera të njohura të botës së biznesit, mes tyre David Solomon i Goldman Sachs Group, Stephen Schwarzman i Blackstone, Larry Fink i BlackRock, Jane Fraser e Citigroup dhe Dina Powell McCormick nga Meta Platforms.
Sipas burimeve, më shumë se 12 drejtues të lartë kompanish do të jenë pjesë e delegacionit që do të shoqërojë Trumpin në këtë vizitë, e cila, sipas pritshmërive të presidentit amerikan, synon të “çlirojë” një sërë marrëveshjesh biznesi me Pekinin.
Kompanitë e përmendura nuk kanë reaguar ende ndaj kërkesave të Reuters për koment.
Ndërkohë, Kina ka njoftuar se Donald Trump do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vend nga 13 deri më 15 maj, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua News Agency./mxh
