Last Updated on 11/05/2026 by EL
Në emisionin “Pjaca”, gazetari Alfred Peza zhvilloi një bisedë me komentatorin sportiv Dritan Shakohoxha, ku u diskutua edhe për investimet e fundit të futbollistit të Kombëtares shqiptare Rei Manaj.
Peza citoi disa nga komentet në rrjetet sociale që u shfaqën pas lajmit se Manaj kishte blerë dy hotele në jug të Shqipërisë, ku disa përdorues aludonin për origjinën e të ardhurave të tij.
Në reagimin e tij, Shakohoxha foli për sakrificat që, sipas tij, qëndrojnë pas suksesit të sulmuesit shqiptar.
“Ta dijë ai se si i rrjedh gjaku pikë atij Reit, e djersa çurg, e çfarë stresi heq ai djalë, ai dhe prindërit e tij”, u shpreh Shakohoxha.
Ai rrëfeu edhe një episod nga fëmijëria e Manajt, duke treguar se historia e familjes së tij nisi me emigrimin drejt Itali.
Alfred Peza: Rei Manaj, para pak ditësh, bleu dy hotele në Jug të Shqipërisë dhe kishte bërë njëri një koment që thoshte “hë mo ti, se lekët e politikanëve zbardh”. Dhe Manaj i përgjigjej, “o robo me të ardhurat që kam unë…”.
Dritan Shakohoxha: Ta dijë ai, se si i rrjedh gjaku pikë atij Reit, e djersa çurg, e çfarë stresi heq ai djalë, ai dhe prindërit e tij. Se kjo puna që blen ato hotele Rei Manaj e di ku fillon, fillon atë natën që hipën në skaf, që nëna e vetë e mbante në gji 2 vjeç. Iku me skaf me nënën dhe tezen e vetë, i ati e priste në Itali duke punuar natë e ditë. Pasi dy muajsh në Itali i kthyen prapë./et
