Last Updated on 12/05/2026 by EL
Në një atmosferë plot ngjyra, traditë dhe kreativitet, u mbajt sot në Kalanë e Prezës “Panairi Ushqimor – Prezë 2026”, i organizuar me shumë përkushtim nga nxënësit e shkollës “Shaban Sheshori”.
Me stenda të mbushura me gatime tradicionale, ëmbëlsira të përgatitura nga vetë fëmijët dhe produkte karakteristike të zonës, si mjalti i famshëm i Prezës, aktiviteti u kthye në një festë të vërtetë për komunitetin.
Të vegjlit, të cilët u bënë protagonistët e ditës, prezantuan me krenari punimet dhe talentin e tyre, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë e plot buzëqeshje.
Në panair mori pjesë edhe Taulant Balla, i cili përgëzoi nxënësit, mësuesit dhe prindërit për organizimin e këtij aktiviteti, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së traditave lokale dhe promovimit të produkteve shqiptare.
Panairi u kthye jo vetëm në një ekspozim të shijeve dhe traditës së Prezës, por edhe në një shembull të bukur të angazhimit të fëmijëve në aktivitete edukative dhe komunitare, që forcojnë lidhjen me kulturën dhe identitetin vendas./E.T
View this post on Instagram
