Last Updated on 13/05/2026 by EL
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka paralajmëruar se rezervat globale të naftës po pakësohen me një ritëm rekord, ndërsa tensionet dhe lufta në Lindjen e Mesme vijojnë të ndikojnë negativisht në furnizimet nga rajoni i Gjirit.
Sipas raportit të fundit të IEA-së, inventarët botërorë të naftës kanë hyrë në një fazë rënieje të shpejtë, duke rritur shqetësimet për një tjetër destabilizim të çmimeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
“Rezervat globale të naftës tashmë po bien me një ritëm rekord”, theksoi agjencia, duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohet me afrimin e sezonit të verës, periudhë kur kërkesa për karburante arrin nivelet më të larta.
Ekspertët paralajmërojnë se kufizimet në furnizim nga Lindja e Mesme, një nga rajonet kryesore prodhuese të naftës në botë, mund të sjellin luhatje të forta të çmimeve dhe pasoja për ekonominë globale, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe te kostot e transportit dhe energjisë për konsumatorët./et
