Last Updated on 13/05/2026 by EL
Të paktën 12 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përmbytjeve në Turqi.
Qindra shtëpi, dyqane dhe rrugë janë përmbytur për shkak të daljes së lumenjve nga shtrati.
Si pasojë edhe shkollat janë mbyllur. Ndërsa guvernatori i Samsunit, zona edhe e cila u godit më shumë, Orhan Tavli, deklaroi se katër lagje u përmbytën brenda 10 minutave si pasojë e reshjeve të dendura./et
