Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio po viziton Kinën këtë mesjavë, duke shoqëruar presidentin amerikan Donald Trump.
Udhëtimi i Rubios drejt vendit që i ka vendosur sanksione dy herë gjatë kohës kur ishte senator, nuk ka kaluar pa vëmendje nga publiku i gjerë.
Pavarësisht se zëdhënësi i ambasadës kineze Liu Pengyu tha se Kina i lejon Rubios të hyjë në territor, sekretari duket se gjeti një zgjidhje diplomatike. Kjo përmes një ndryshimi linguistik në rrokjen e parë të mbiemrit të tij me një karakter të ndryshëm kinez.
Përkthimi i emrave perëndimorë në karaktere kineze nuk është një proces i thjeshtë, prandaj shumë figura publike perëndimore përfundojnë me më shumë se një version kinez të emrit të tyre.
Në fakt, Trump ka gjithashtu dy emra kinezë: Telangpu dhe Chuanpu, që përdoren gjerësisht nga Qeveria kineze dhe mediat vendase./mxh
