Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me botuesin Nikoll Lesi ka folur për dhunimin që i është bërë në vitin 1997, në kohën kur punonte si gazetar.
Rama tregoi se pasi dhunuesit u larguan, u ngrit nga toka dhe u është drejtuar njerëzve që e vëzhgonin nga dritaret e pallateve dhe u ka thënë se një ditë do t’u shkojnë dhe atyre në shtëpi.
Kryeministri tha se pas ekzaminimeve nga mjekët, dhuna ndaj tij është cilësuar si tentativë vrasje.
“Ata menduan se më lanë të vdekur. I shtrirë shoh gjithë dritaret, me njerëzit në dritare. Aty mora fuqi dhe u ngrita u bërtisja atyre: rrini nëpër dritare po këshut do iu vinë dhe ju nëpër shtëpi. Mbaja fjalime. Dola në rrugë të merrja makinë dhe nuk ndalonin makinat. Më pas më morën dy çuna. Shkova dhe bëra një foto dhe ata dy çunat më lanë jashtë spitalit. Doktori e quajti tentativë vrasje. Dhe kur më pa mjeku në Francë, më tha të ka shpëtuar gjatësia dhe sporti”, tregoi Rama./mxh
