Last Updated on 14/05/2026 by Anisa
Gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në lagjen 4 të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se e moshuara kishte tre ditë që nuk kishte kontaktuar me familjarët, dhe fqinjët kanë njoftuar policinë pasi nuk e kishin parë.
Siç raporton gazetarja Dhorjela Çule, kanë qenë forcat zjarrfikëse që kanë hapur derën e banesës, ku ka rezultuar e moshuara e pajetë.
Policia ka konfirmuar se viktima ka pësuar hemorragji. E moshuara ka ndërruar jetë për shkak të hemorragjisë së brendshme pasi kishte probleme shëndetësore.
Ajo jetonte e vetme në banesë./A.D
