Last Updated on 14/05/2026 by EL
Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në Kuvend sot ka bërë disa deklarata të forta ndaj Sali Berishës.
Ai u shpreh se Berisha po ndjek axhendën e tij politike, duke theksuar se edhe vet ai e ndjek aktivitetin politik të tij “si pasqyrë” për të mos bërë politikën si ai.
Po ashtu Ulsi iu referua edhe çështjeve gjyqësore dhe statusit “non grata” të Berishës, duke i kërkuar atij publikisht në Kuvend që të “çlirojë mendjen dhe shpirtin nga dosjet”.
Sipas tij, dosja e Berishës është aq e madhe sa të shtosh më shumë aty nuk ndryshon asgjë, sepse e ka marrë titullin “non grata”.
“Kam pak fjalë për Sali Berishën. Sali, sot më dhe një provë që ti ndjek axhendën time politike. Edhe e di që po më ndjek edhe tani. Më vjen mirë që më ndjek në aktivitetet e mia politike, sepse, me thënë të drejtën, edhe unë të ndjek në aktivitetin tënd politik si pasqyrë. Në fakt, e ndjekim njëri-tjetrin për qëllime të ndryshme. Unë të ndjek si pasqyrë për të parë veten, për të mos qenë në politikë si ti. Kjo është arsyeja që të ndjek. Sali çliroje mendjen dhe shpirtin nga dosjet, sepse dosja jote është aq e madhe sa t’i shtosh aty diçka nuk ndryshon asgjë. Ia ke vënë kapakun asaj dosjeje me titullin “non grata”, e kur s’të ka bërë fajde as ky titull, ti nuk ke për të reflektuar më në këtë sallë. Harroje këtë muhabet. Dhe sa për dosjen, Sali, po të hapet dosja jote, merr erë e gjithë Shqipëria,” u shpreh ai./ET
