George Clooney ka treguar detaje të reja për festimin e ditëlindjes së tij të 65-të, ku bashkëshortja e tij Amal Clooney organizoi një surprizë të pazakontë që përfshinte edhe miq të aktorit të maskuar si kamerierë.
Në një intervistë për British Vogue, çifti rrëfeu se Amal kishte planifikuar disa surpriza për ditëlindjen e tij, por një prej tyre ishte veçanërisht e papritur: disa miq të afërt të George u paraqitën të maskuar si staf shërbimi gjatë festës.
“E surprizova me disa gjëra për ditëlindje,” tha Amal, ndërsa George shtoi me humor: “Po, disa nga miqtë e mi erdhën duke u shtirur si kamerierë.”
Aktori i filmit Intolerable Cruelty komentoi me shaka se surprizat në këtë moshë mund të jenë edhe të rrezikshme: “Kur mbush 65 vjeç, një surprizë e tillë mund të të rrëzojë… duhet kujdes.” Ai shtoi se pavarësisht gjithçkaje, “jam ende në këmbë, mezi.”
Çifti, i cili ka dy binjakë 9-vjeçarë, Ella dhe Alexander, ndau gjithashtu këshilla për fëmijët e tyre. George u shpreh me humor: “Mos përzieni drithin me rrushin,” ndërsa Amal theksoi rëndësinë e kuriozitetit dhe të pyeturit vazhdimisht për botën që i rrethon.
“Duam që ata të jenë kureshtarë, të bëjnë pyetje dhe të sfidojnë gjërat që nuk kanë kuptim,” tha ajo.
George, nga ana tjetër, shtoi me shaka se “duhet të pyesin babin kur vjen puna te pijet”, duke theksuar humorin që karakterizon çiftin.
Në të njëjtën kohë, aktori ka folur edhe për mënyrën se si familja e ka bërë të ndryshojë prioritetet në karrierë. Ai ka deklaruar se nuk planifikon të marrë më shumë role në produksione të mëdha hollivudiane, duke preferuar projekte më të vogla për të kaluar më shumë kohë me familjen.
“Paratë nuk janë më një problem për mua,” tha ai, duke shtuar se zgjedh vetëm projekte që kanë një arsye të fortë krijuese për të qenë larg fëmijëve të tij.
Clooney gjithashtu reflektuar mbi karrierën e tij të gjatë, duke përmendur filma si Ocean’s Eleven, Gravity, Michael Clayton dhe Burn After Reading, duke theksuar se suksesi i tij i ka dhënë lirinë të zgjedhë role të ndryshme dhe të mos mbetet i tipizuar në Hollywood.
Ai përfundoi me një reflektim mbi karrierën: “Fakti që nuk u kategorizova më lejoi të bëj role të ndryshme dhe të kem një karrierë të gjatë.”/mxh
