Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Flamur Noka, ka reaguar ndaj ish-koleges së tij, Grida Duma, pas një interviste të kësaj të fundit në emisionin e saj me ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Në një status publik, Noka e ka cilësuar Dumën si “lavatriçe e korrupsionit”, duke e akuzuar se i jep hapësirë personave të përfshirë në çështje të dyshuara për abuzime dhe skandale./A.D
