Ester Expósito ka folur pa doreza për marrëdhëniet dhe standardet që ajo vendos kur bëhet fjalë për dashurinë. Aktorja spanjolle, e cila është përfolur prej kohësh për lidhjen me futbollistin Kylian Mbappé, ka treguar se cilësitë që vlerëson te një partner shkojnë përtej pamjes së jashtme.
Në një intervistë, Expósito është shprehur se karakteri dhe vlerat personale janë ndër gjërat që kanë më shumë peshë për të në një lidhje. Ajo veçon veçanërisht inteligjencën emocionale, ndjeshmërinë dhe aftësinë për të sjellë humor e lehtësi në përditshmëri.
Për aktoren, një marrëdhënie e mirë nuk ndërtohet vetëm mbi tërheqjen, por edhe mbi mënyrën se si dy njerëz kuptojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin.
Expósito ka theksuar gjithashtu se e konsideron të rëndësishme që partneri të ketë një këndvështrim të gjerë për shoqërinë. Sipas saj, nuk mjafton të jetosh i fokusuar vetëm te vetja dhe privilegjet personale; rëndësi ka të jesh i ndërgjegjshëm për realitetin që të rrethon dhe të tregosh përgjegjësi ndaj problemeve që prekin shoqërinë.
Me këto deklarata, aktorja ka bërë të qartë se për të, një partner ideal duhet të jetë njëkohësisht i ndjeshëm, i pjekur emocionalisht, me humor dhe me një ndërgjegje të fortë sociale./mxh
