Historia mes Sara Hoxha dhe Erik Fullani po rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë për arsye që nuk lidhen me romancën. Pas muajsh ku dyshja u komentua shpesh për afrimitetin e tyre, së fundmi kanë nisur aludimet se raporti mes tyre mund të ketë pësuar krisje.
Shkak për këto zëra janë bërë disa ndryshime në rrjetet sociale. Fansat kanë vënë re se Sara dhe Eriku nuk ndiqen më me njëri-tjetrin, veprim që në botën e showbiz-it shpesh shihet si sinjal distance mes dy personave. Për më tepër, në media po qarkullojnë fjalë se marrëdhënia e tyre virtuale mund të jetë ndërprerë plotësisht, pasi dyshohet se njëri ka bllokuar tjetrin.
Edhe pse deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre, mungesa e komunikimit publik vetëm sa ka shtuar kureshtjen e ndjekësve. Dyshja, që prej kohësh ishte kthyer në një nga emrat më të përfolur në median rozë, po vazhdon të mbajë publikun në pritje.


A kemi të bëjmë me një moment të vështirë mes tyre apo me një ndarje përfundimtare? Për momentin gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve, ndërsa emrat e tyre vazhdojnë të dominojnë lajmet e showbiz-it shqiptar./mxh
