Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se nuk do të këshillonte fëmijët e tij të studiojnë ose të punojnë në Shtetet e Bashkuara për shkak të “klimës sociale të polarizuar” në vend.
Në një konferencë të të rinjve katolikë në Würzburg, Merz tha se nuk i sheh më SHBA si “tokën e mundësive”, pavarësisht se është admirues i madh i Amerikës. Ai shtoi se edhe amerikanët më të arsimuar po hasin vështirësi për të gjetur punë.
Komentet e tij shkaktuan reagime të ashpra nga mbështetësit e Donald Trump dhe politikani i djathtë Alice Weidel, të cilët e kritikuan për qëndrimet e tij ndaj SHBA-së.
Merz theksoi gjithashtu rëndësinë e optimizmit për të rinjtë gjermanë, duke theksuar se Gjermania ofron mundësi të mëdha për ta.
Kancelari gjerman po përpiqet të rivitalizojë ekonominë e vendit dhe ka kritikuar veprimet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit në Iran, duke përmendur ndikimin e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit në interesat europiane.
Megjithatë, ai siguroi se nuk heq dorë nga përpjekjet për të forcuar marrëdhëniet transatlantike dhe konfirmoi se ka biseduar së fundmi me Trump për çështjet e Iranit, Ukrainës dhe samitit të NATO-s në Ankara./mxh
