Last Updated on 16/05/2026 by Monika
Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme vendin, ndërsa ka sjellë probleme në disa zona. Sipas raportimeve, në fshatin Sinabllaj në bashkinë e Peqinit është shembur një urë, e cila si pasojë ka lënë të izoluar disa fshatra, si dhe disa zona të Rrogozhinës.
Nga shembja e urës, qarkullimi në zonë është ndërprerë ndërsa po punohet për të krijuar një kalim të përkohshëm, me qëllim lëvizjen e lirë të banorëve dhe automjeteve.
Raportohet gjithashtu se moti i keq ka shkaktuar probleme dhe në kthesat e Dragostunjës, ku ka pasur rënie inertesh në rrugë. Pavarësisht problematikave, bëhet me dije se akset rrugore nacionale në qarkun e Elbasanit janë të hapura për qarkullim./mxh
