Papa Leoni do të udhëtojë në Francë nga 25 deri më 28 shtator, njoftoi Vatikani. Gjatë vizitës, Papa do të vizitojë selinë e UNESCO-s në Paris, e cila po përballet me mungesa buxhetore pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga agjencia vitin e kaluar.
Ky është Papa i parë amerikan, i cili më 8 maj shënoi një vit që drejton Kishën Katolike me 1.4 miliardë besimtarë. Ai ka intensifikuar aktivitetet e tij dhe është shprehur më fuqishëm në tema të ndryshme, duke tërhequr kritika edhe nga Presidenti amerikan, Donald Trump, pas komentimeve të tij mbi luftën në Iran.
Tërheqja e SHBA nga UNESCO ka sjellë një humbje prej 8% të buxhetit total të agjencisë, sipas vetë UNESCO-s.
Gjatë udhëtimit, Papa Leo pritet të kremtojë meshën në Katedralen e famshme Notre-Dame në Paris, e cila u rihap në vitin 2024, pesë vjet pas një zjarri shkatërrues që rrezikoi shembjen e saj. Katedralja është shpallur nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Botërore që në vitin 1991./mxh
