Last Updated on 18/05/2026 by Anisa
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Teksa mbërriti në ambientet e SPAK, Berisha u ndal shkurtimisht para gazetarëve dhe dha një deklaratë të shkurtër, duke ngjallur interes mbi atë që mund të pasojë.
“Do të ketë një lajm!”, u shpreh kreu demokrat, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Paraqitja e Berishës në SPAK vjen në kuadër të masës së sigurisë të vendosur ndaj tij, që e detyron të paraqitet periodikisht pranë autoriteteve. Deklarata e tij e shkurtër ka nxitur interes për zhvillimet e mundshme politike apo ligjore në vijim./A.D
