Tajvani ka deklaruar se një telefonatë direkte mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit tajvanez Lai Ching-te do të ishte një mundësi e rrallë dhe e rëndësishme, ndërsa kërkon të qartësojë shqetësimet e ngritura pas deklaratave të fundit të Uashingtonit për ishullin.
Një diplomat i lartë tajvanez tha se çdo komunikim i drejtpërdrejtë mes dy liderëve do të mirëpritej, nëse një gjë e tillë do të ndodhte.
Deklaratat vijnë pas takimit të fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, ku u diskutua edhe çështja e Tajvanit.
Sipas raportimeve, Xi paralajmëroi për pasoja nëse çështja e Tajvanit nuk trajtohet siç duhet, ndërsa Trump bëri disa deklarata të ndryshme mbi politikën amerikane ndaj ishullit, përfshirë edhe mundësinë e një bisede me liderin tajvanez.
Një telefonatë e tillë mes një presidenti amerikan në detyrë dhe liderit të Tajvanit nuk ka ndodhur që prej vitit 1979, kur Uashingtoni kaloi njohjen diplomatike nga Taipei te Pekini.
Zëvendësministri i Jashtëm i Tajvanit, Chen Ming-chi, tha se deklaratat e Trump kanë shkaktuar disa shqetësime të panevojshme, megjithëse qeveria beson se në thelb situata nuk ka ndryshuar.
Ai shtoi se Tajvani do të mirëpriste çdo komunikim të drejtpërdrejtë mes dy palëve, nëse kjo është ajo që nënkuptohej nga presidenti amerikan.
Shtetet e Bashkuara mbeten mbështetësi kryesor ndërkombëtar dhe furnizuesi kryesor me armë i Tajvanit./mxh
