Real Madrid po planifikon të ardhmen e tij dhe po mbyll sa më shpejt që të jetë e mundur marrëveshjet me disa futbollistë të cilët kishin dyshime nëse do të vazhdonin apo jo. Pas largimit të Dani Karvahal dhe David Alaba, mendohej se të njëjtën rrugë do të merrte edhe Antonio Rydiger.
Mbrojtësi gjerman kishte kërkuar një rinovim dyvjeçar të kontratës, por Reali i kishte bërë të qartë se do t’i ofronte vetëm 1 vit, duke iu nënshtruar rregullit të zakonshëm që ka ky klub sa u përket futbollistëve mbi moshën 30-vjeçare.
Rydiger kishte marrë oferta interesante nga Seria A, me Juventusin që ishte gati t’i propozonte një marrëveshje shumëvjeçare. Por mediat spanjolle bëjnë të ditur se në fund ai ka pranuar ofertën e Realit dhe do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në radhët e këtij klubi, për t’u vënë nën urdhrat e Zhoze Murinjos, Pritet që në fundin e sezonit, të zyrtarizohet akordi mes palëve, për të vazhduar bashkëpunimin të paktën deri në verën e vitit 2027./mxh
