Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për Tiranën po pyetet nga Prokuroria e Tiranës si deklarues për helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë.
Pas tij do të pyetet edhe Flutura Polaci, drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
Prokurori kërkon të mësojë prej tyre nëse kanë kryer apo jo inspektime apo a kanë urdhëruar kontrolle më herët që është detyrë e AKU të gjurmojë ushqimet.
56 studentë u helmuan nga ushqimi që konsuamuan për drekë, ndërsa pritet ekspertiza për 52.
