Gjysma e gjuhëve te botës konsiderohet në rrezik zhdukjeje. Sikurse speciet e kafshëve që po zhduken dhe ne nuk i mbrojtëm, madje jemi shkaktarët kryesorë, edhe me gjuhët që flasim, po ndodh i njëjti fenomen.
Që prej vitit 1950 deri më sot janë zhdukur tashmë 244 gjuhë, dhe nëse nuk ndërgjegjësohemi, në 40 vitet e ardhshme do të humbasim tre herë më shumë të tyre.
Në botë klasifikohen 7000 gjuhë të ndryshme, dhe aktualisht 44% e tyre konisderohen në rrezik të lartë që mos të fliten më kurrë.
Shumë prej tyre në fakt janë gjuhë minoritare, e në të gjitha rastet fliten nga rreth një mijë persona.
Por humbja e një gjuhe, nuk është vetëm fakt kulturor, por reflekton shpesh çrrënjosje të thellë të gjithëanshme.
Historia e SHBA është shembull tipik, ku emargjinalizimi i popujve indigjenë çoi në humbjen e shumë gjuhëve, dhe sot komunitetet të ndryshme që kërkojnë të rifuqizojnë identitetin e tyre, e nisin pikërisht nga idioma e tyre.
Në Evropë, ekziston karta evropiane e gjuhëve lokale dhe minoritare, një instrument që ofron mbrojtje dhe tutelim të tyre, por që shumë vende që e kanë firmosur nuk e kanë ratifikuar ende.
Një faktor që konisderohet negativ dhe dëmtues është edhe anglocentrizmi dixhital.
Fenomeni ka përkeqësuar përdorimin e gjuhëve, pasi sistemet IA kanë lënë jashtë mjaft gjuhë që fliten nga miliona persona në mbarë Tokën, por s’janë të përfaqësuara.
Dhe situata paraqitet tashmë kritike për ato gjuhë që janë në rrezik zhdukjeje, të cilat do përkeqësojnë gjendjen e tyre nga përhapja gjithnjë e më e gjerë e sistemeve IA./kb
