Last Updated on 19/05/2026 by EL
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se ka zhbllokuar aktivitetin e kompanisë “SORI-AL”, sepse sipas tyre ata kanë “kryer” analizat për higjienën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës, dhe kanë rezultuar brenda normave.
56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Sauk, policë të ardhshëm, patën probleme shëndetësore dhe përfunduan të gjithë në spital, megjithatë AKU sqaron se “Pas analizimit të tyre pranë laboratorit të Referencës ISUV, informojmë që kanë rezultuar brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës.”
Kompania “SORI-AL” drejtohet nga Alma Jaka, bashkëshortja e Nikolin Jakës dhe në momentet e para kur ndodhi helmimi i studentëve, ajo u shpall në kërkim.
Mësohet se kompania përgatit ushqim për Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e Forcave e Armatosura./et
