Himara zemra e rivierës shqiptare u shndërrua në epiqendrën e bukurisë botërore, duke mirëpritur me sukses edicionin jubilar të dekadës së parë të “Miss Summer World 2026”, spektakli ndërkombëtar që promovon Shqipërinë turistike, kulturën, traditat dhe trashëgiminë tonë në arenën globale.
Nën vizionin dhe drejtimin e themelueses dhe producentes së “Miss Summer World”, Albana Çakshiri, ky event madhështor mblodhi në Himarë përfaqësuese nga plot 45 shtete të botës, duke e kthyer rivierën tonë në një skenë të madhe sharing, elegance dhe emocionesh të bukura.
Kurora e fitueses këtë vit udhëtoi drejt Estonisë ku 23 vjeçarja Milena Denneng, u shpall fituese e këtij kompeticioni. Shoqeruese e 1-re u shpall Rumania, Shoqeruese e 2-te Gjeorgjia, ndersa vendin e Shoqerueses se 3-te e fitoi Moldavia, per tu mbyllur me vendin e Shoqerueses se 4-të qe shkoi oer Gambian.
Qindra spektatorë ndoqën nga afër këtë ngjarje te madhe bukurie, i cili u zhvillua në një skenë fantastike të ngritur në sheshin kryesor të qytetit të Himarës, duke krijuar një atmosferë magjike mes dritave, muzikës dhe energjisë së bregdetit jonian.
Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte kurorëzimi i fitueses nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, në praninë e Prefektes së Qarkut Vlorë, Evis Allushi, si dhe përfaqësuesit të Bashkisë Himarë, Pervin Gjikuria./mxh
