Çdo 21 maj, UNESCO celebron Ditën Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialogun dhe Zhvillimin, duke theksuar jo vetëm pasurinë e kulturave të botës, por edhe rolin thelbësor të dialogut ndërkulturor për arritjen e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
UNESCO bën thirrje të forcohet dialogu ndërkulturor si një kusht për ruajtjen e paqes, në një botë ku 89% e të gjitha konflikteve aktuale ndodhin në vende me dialog të ulët ndërkulturor.
Tre të katërtat e konflikteve të mëdha në botë kanë prapavijë kulturore. Prandaj UNESCO thekson se, ngritja e urës midis kulturave është urgjente dhe e nevojshme për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin.
Sipas të dhënave të UNESCO-s, sektori kulturor dhe krijues është një nga motorët më të fuqishëm të zhvillimit në mbarë botën. Ai përbën më shumë se 48 milionë vende pune në nivel global, ku gjysma e të cilave mbahen nga gratë, të cilat përfaqësojnë 3,1% të PBB-së globale. Është gjithashtu sektori që punëson dhe ofron mundësi për numrin më të madh të të rinjve nën moshën 30-vjeçare.
Megjithatë, sektori kulturor dhe krijues ende nuk ka vendin që meriton në politikat publike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar./kb
