Last Updated on 21/05/2026 by EL
Rregullatori britanik Ofcom deklaroi se platformat TikTok dhe YouTube nuk kanë bërë “ndryshime domethënëse” për të reduktuar përmbajtjen e dëmshme për fëmijët dhe se ende nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për përdoruesit e mitur.
Sipas një raporti të publikuar të enjten, të dyja platformat pretendojnë se rrjetet e tyre sociale janë të sigurta për fëmijët, por Ofcom tha se provat tregojnë të kundërtën.
“Provat tona të shumta, të publikuara sot, sugjerojnë se ato ende nuk janë mjaftueshëm të sigurta”, thuhet në raport.
Rregullatori theksoi se, edhe pse detyrimet për sigurinë online të fëmijëve hynë në fuqi në Britania e Madhe në korrik 2025, ka pasur “ndryshim të vogël” në ekspozimin e fëmijëve ndaj përmbajtjeve të dëmshme.
Sipas të dhënave të Ofcom, rreth 73% e fëmijëve nga mosha 11 deri në 17 vjeç raportuan se kanë hasur përmbajtje të dëmshme gjatë një periudhe katërjavore.
Raporti shton se 35% e fëmijëve thanë se janë ekspozuar ndaj materialeve të dëmshme gjatë shfletimit normal të platformave.
Ndër platformat ku fëmijët raportuan më shpesh përmbajtje të dëmshme, TikTok renditet i pari me 53%, i ndjekur nga YouTube me 36%, Instagram me 34% dhe Facebook me 31%./et
