Një nga momentet më të komentuara të “Ferma VIP” duket se ka marrë një zhvillim krejt tjetër jashtë ekranit. Dikur të përfshirë në një situatë të tensionuar gjatë hyrjes së Fabianit në fermë i cili ishte kategorikisht kundër marrëdhënies së motrës me reperin, raporti mes tij dhe Adionit sot duket se është zbutur ndjeshëm.
Në kujtesën e publikut mbetet ende takimi i fortë mes Fabianit dhe Olës, i shoqëruar me rezerva dhe reagime të ashpra për afrimitetin e kësaj të fundit me Adionin. Edhe pyetja metaforike që u bë virale në rrjet, “çfarë ndodh kur një zog bie në dashuri me një peshk?”, u kthye në simbol të atij debati.
Por situata jashtë kamerave ka ndryshuar rrjedhën e historisë. Së fundmi, në rrjetet sociale Ola ka publikuar një foto ku Adioni dhe Fabiani shihen së bashku në një studio, duke luajtur dhe duke kaluar kohë në një atmosferë të qetë e miqësore

Pamjet tregojnë një raport të çliruar nga tensionet e mëparshme, ku dyshja duken të afërt dhe të relaksuar, duke lënë pas momentet e sikletshme të reality show-t.
Kështu, ajo që dikur dukej si përplasje e fortë, sot është shndërruar në një marrëdhënie më të qetë dhe të normalizuar jashtë syrit të kamerave./mxh
