Simone Inzaghi ishte një nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Napoli-t pas largimit të Antonio Conte-s, por trajneri italian ka vendosur të mos rikthehet në Serie A, të paktën për momentin.
Trajneri vendosi të refuzojë ofertën, edhe pse sipas raportimeve ai e vlerësoi interesimin e klubit italian.
Një nga arsyet kryesore që pengon rikthimin e tij në Europë lidhet me kontratën që ai ka aktualisht në Arabinë Saudite.
Sipas rregullave, Inzaghi nuk mund të marrë drejtimin e një skuadre tjetër përpara korrikut të vitit 2027, nëse nuk pranon të paguajë një shumë të konsiderueshme si penalitet fiskal.
Bëhet fjalë për rreth 6 milionë euro që trajneri do të duhej t’u kthente autoriteteve në rast të ndërprerjes së parakohshme të eksperiencës së tij në Arabinë Saudite./mxh
