Ka dalë raporti përfundimtar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maldive, ku të paktën pesë zhytës italianë humbën jetën.
Sipas përfundimit të misionit të kërkim-shpëtimit, viktimat – profesoresha Monica Montefalcone, vajza e saj studente Giorgia Sommacal, studiuesja Muriel Odeninho, Federico Gualtieri dhe instruktori i zhytjes Gianluca Benedetti, ishin 15 minuta larg sipërfaqes kur u pre litari i sigurisë së zhytjes.
Është vënë re se instruktori italian u gjet në një pjesë tjetër të shpellës së vdekjes, ndërsa katër të tjerët ishin pothuajse bashkë.
Gjithashtu theksohet se nuk kishin pajisjet e duhuara. Shpella në të cilën ata hynë është rreth 60 metra e thellë, pothuajse dyfishi i thellësisë maksimale të lejuar për turistët në Maldive, e cila është vendosur në 30 metra.
Shpëtuesit dhe ekspertët e përfshirë në operacionin e shpëtimit theksojnë se ekipi nuk kishte pajisjet e duhura për zhytje në shpella dhe nuk përdori mjete themelore sigurie, siç janë litarët udhëzues dhe rrotullat, elementë që mund të rrisnin ndjeshëm shanset për një kthim të sigurt, siç raporton The Sun.
Megjithatë, kamerat GoPro në trupat e tyre do të hedhin dritë mbi momentet e tyre të fundit – “Shkaku rrënjësor i tragjedisë lidhet më shumë me gabimin njerëzor sesa me mosfunksionimin teknik”, thotë një nga zhytësit me përvojë./mxh
