Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo ka folur pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjen e kreut të PD-së dhe nisjen e numërimit të votave.
Bozdo u shpreh në një lidhje për Syri Tv, se procesi i sotëm ishtë një ndër proceset zgjedhore më të mira të zhvilluara ndonjëherë në PD dhe më i miri nga pikëpamja organizative. Sipas tij në tkurrjen e numrit të anëtarëve ka ndikuar dhe largimi i shqiptarëve jashtë vendit.
“Në dy vitet e fundit nga Shqipëria rreth 50 mijë shqiptarë janë zhdukur. Ne i referohemi kësaj si një fenomen asimetrik. Ata që ikin janë të pakënaqur me situatën këtu, por nuk përjashtohet fakti që 70% e tyre të jenë mbështetës të opozitës. Votat duhet të numërohen atje ku hidhen dhe e kemi lënë procesin të hapur për mediat. Transparenca është shumë e rëndësishme në këtë proces. Është një ndër proceset më të mira të zhvilluara ndonjëherë në PD. Mund të jetë ndoshta procesi më i mirë nga pikëpamja organizative. Në pikëpamje të organizimit e transparencës kemi vendosur një standard të ri”, tha Bozdo.
Lidhur me rezultatin final të referendumit, deputeti demokrat tha se mund të dalë rreth orës 21:00.
“Unë besoj që brenda një ore ose një orë e pak do të jemi në gjenje të japim një rezultat paraprak. Kjo sepse formularët na vijnë në mënyrë të foytografuar, pastaj nesër do i marrim të gjitha materialet dhe do ti verifikojmë. Rreth orës 21:00 do të japim dhe rezultat pjesëmarrje por edhe rezultatin përfundimtar”, tha deputeti./mxh
