Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin perëndimor gjerman të Dusseldorfit, ku dy tramvaje u përplasën me njëri-tjetrin. Sipas raportimeve të mediave vendase, 28 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit.
Pesë nga të plagosurit kanë marrë dëmtime të rënda dhe janë dërguar në spital në gjendje kritike. Shërbimi lokal i zjarrfikësve deklaroi se shumica e pasagjerëve në bord arritën të largoheshin nga vagonët pa probleme.
Transmetuesi publik WDR raportoi se të dy tramvajet dolën nga shinat gjatë përplasjes dhe se disa nga sediljet ishin shkëputur nga vendi i tyre. Në momentin e aksidentit qindra mijëra njerëz ishin mbledhur në qytet për festivalin më të madh kulturor japonez në Evropë.
I njohur si Tokio i Vogël në Rajn, Dusseldorfi është shtëpia e rreth 8,000-8,500 banorëve japonezë, më i madhi në Gjermani. Shërbimet përgjatë linjave të tramvajit të prekura u devijuan, tha për DPA-në një zëdhënës i Rheinbahn, operatorit të transportit publik./mxh
