Last Updated on 25/05/2026 by Kesjana
Një ushtar rus, i kthyer së fundmi nga fronti i luftës, ka sulmuar ish-të dashurën e tij duke i hedhur acid dhe më pas duke e goditur me thikë.
Sipas mediave lokale, viktima ndodhet në kujdes intensiv në gjendje kritike, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga autoritetet.
Pas sulmit, i dyshuari ka deklaruar se “asgjë nuk do t’i ndodhë” pasi do të kthehej sërish në luftë, një deklaratë që ka shtuar shqetësimet për gjendjen psikologjike të veteranëve të kthyer nga fronti./kb
