Last Updated on 25/05/2026 by Kesjana
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të mos pranojë kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj ish-kreut të Komisioni i Prokurimit Publik, Jonaid Myzyraj.
SPAK kishte kërkuar pushimin e procedimit për një nga episodet penale ku Myzyraj akuzohej për “shkelje të barazisë në tendera”. Megjithatë, gjykata ka vlerësuar se kërkesa nuk duhet pranuar dhe ka vendosur kthimin e dosjes për hetime të mëtejshme.
Sipas vendimit, SPAK-ut i jepen 45 ditë kohë për të kryer një akt-ekspertim dhe për të plotësuar hetimet lidhur me çështjen./kb
