Last Updated on 25/05/2026 by Monika
Partia Socialiste ka festuar sot 35-vjetorin e krijimit të degës së saj në Durrës. I pranishëm në event ishte dhe kryesocialisti njëherësh kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e mbajtur tha se rrugëtimi i Shqipërisë është i lidhur ngushtësisht me rrugëtimin e Partisë Socialiste.
Në fjalën e tij, Rama u ndal dhe te procesi i negociatave, ku tha se sot Shqipëria është më pranë se kurrë anëtarësimit si fryt i forcës dhe përkushtimit të Partisë Socialiste.
Referuar konferencës së nesërme ndërqeveritare në Bruksel, Rama tha se përpara se të jepej njoftimi zyrtar, shqiptarët u detyrian të dëgjonin lloj e lloj të pavërtetash nga ata që nuk e duan Shqipërinë në BE vetëm për shkak se po e anëtarësojnë socialistët.
Rama tha se duan apo nuk duan kundërshtarët, Shqipëria në BE do të anëtarësohet nga Partia Socialiste.
“Gjatë gjithë këtyre viteve rrugëtimi i Shqipërisë u njehsua me rrugëtimin e PS. Ky është fakt. Historia e PS është historia e një vendi që duhej dhe duhet transformuar. PS u bë zëdhënësoja e nevojave të vendit dhe njëkohësisht dhe fuqia që i adresoi ato nevoja. Sot është e paimagjinueshme të flitet për një vend në kërkim të një stabiliteti. Dje nuk ishte kështu. Kur Shqipëria pati nevojë për stabilitet ishte PS që e mishëroi dhe e garantoi atë.
Sot kur Shqipëria është më afër se kurrë, ka vetëm një aryse të madhe, forca përkushtimi dhe puna e Partisë Socialiste.
Kush nuk është pjesë e kësaj familje të madhe, kush nuk ka idenë se çdo të thotë të jesh pjesë e strukturave, mund të gjejë lloj lloj justifikimesh pse humb. Kush është pjesë e kësaj familje dhe kush është protagonist i rezultateve tona, e di shumë mirë se rezultatet tona burojnë nga një punë, një organizim, një përkushtim dhe një besim i jashtëzakonshëm, por dhe një vullnet i jashtëzakonshëm.
Qëllon dhe që sot të jetë dita përpara konferencës ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë në Bruksel, ku do të vuloset përmbyllja e fazës hyrëse dhe hapja e fazës përmbyllëse të negociatave për anëtarësimin në BE.
Kjo do të thotë që Shqipëria pasi hapi të gjithë kapitujt me shpejtësinë më të madhe, tani më konsiderohet e gatshme për të filluar nga mbyllja e kapitujve të negociatave.
Si çdo herë dhe këtë herë përpara se të vinte njofitmi yzrtar, shqiptarët çfarë nuk dëgjuan nga ata që thjesht nuk duan ta shikojnë Shqiprinë në BE, nëse e anëtarëson Partia Socialsite. Por duan apo nuk duan ata që nuk duan, Shqipërinë në Bashkimin Europian do ta anëtarësojë Partia Socialsite. Duan apo nuk duan ata nuk ka asnjë forcë tjetër që të ketë fuqinë dhe vullnetin dhe përkushtimin dhe mbi të gjitha të ketë vizionin e Partisë Socialiste”, tha Rama./mxh
