Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në Foltoren e sotme përpara Kryeministrisë ka folur dhe për raportin e IBAR. Berisha tha se në raport zgjedhjet damkosen si farsë e partisë shtet.
Më tej, në fjalën e tij kryedemokrati u shpreh se do të bëjnë çdo sakrificë për të rikthyer votën e lirë, teksa ecin të sigurt drejt kësaj beteje.
Duke u ndalur te refrendumi i 23 majit në PD, Berisha tha se atë ditë Rama provoi se cila është forca e vërtetë e njerëzve që e duan këtë vend.
“Zgjedhjet damkosen si një farsë e partisë shtet. Ky sharlatan përmendte sot flamurin gjerman. Ne kemi respekt për flamujt e kombeve mike, por flamuri që vëmë krahas flamurit kombëtar është ai i votës së lirë. Rama mësojë mirë ti dhe kushdo tjetër se flamuri ynë është flamuri i vpotës së lirë, dhe për ta rikthyer votën e lirë nuk ka sakrificë që nuk do bëjmë. Nuk ka gjë në botë që nuk na ndalon ne në kilometrin e fundit që e kemi arritur me guxim. Ecim të sigurt drejt kësaj beteje. Më 23 maj provoi se cila është forca e luftëtarëve të lirisë, e njerëzve që e duan këtë vend”, tha Berisha./mxh
