Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho në konferencën e përbashkët me autoritetet gjyqësore të Barit dhe përfaqësues të Eurojust, vlerësoi bashkëpunimin për goditjen e rrjetit kriminal.
Braho u shpreh se SPAK do të jetë gjithmonë i gatshëm të forcojë më tej bashkëpunimin më Prokuroritë Antimafia në Itali, në luftën kundër krimit të organizuar.
“Dëshiroj të shpreh vlerësimin për autoritetet gjyqeësotre italiane, në veçanti për prokurorinë e Barit, për strukturat Antimafian, Eurojust, prokurorët e ekipeve hetimore dhe hetuesit që kanë kontribuar në arritjen e rezultateve së këtij hetimi dhe atyre të mëparshme.
Falenderoj dhe Policinë e Shtetit për ekzekutimin e masave të sigurimit personal në kuadër të këtij hetimi. SPAK do të vijojë të mbetet i gatshëm që të forcojë më tej bashkëpunimin me Prokurorinë Antimafia të Barit dhe me prokuroritë e tjera në Itali në misionin tonë të përbashkët luftës kundër krimit të organizuar”, u shpreh Braho/kb
