Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën rajonale ku po diskutohet rreth transformimit digjital, sigurisë juridike të pronës dhe integrimin europian.
Rama u shpreh se Shqipëria po futet në fazën e mbylljes së negociatave, ku theksoi se një kapitull themelor është ai i gjyqësorit ku bën pjesë dhe e drejta e pronës.
Kreu i qeverisë u shpreh se teknologjia ka pasur një rol të rëndësishëm në proceset reformuese dhe ka ndihmuar Shqipërinë të bëjë hapa drejt së ardhmes.
“Kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe piketat e ndërmjetme të përcaktuara dhe tani i futemi fazës së mbylljes së këtyre negociatave. Plotësimi i piketave të ndërmjetme nga Shqipëria dhe përcaktimi i piketave përmbyllëse është element thelbësor, sa i takon grupkapitujve të themelorëve, e përfshirë gjithashtu kapitullin 23, që ka të bëjmë me gjyqësorin dhe e drejta e pronës është pjesë e këtij kapitulli.
Për një vend si i yni, teknologjia e re na ka sjell bekim të vërtetë, sepse na ka lejuar të bëjmë hope. Na ka lejuar ta shohim të ardhmen me një mënyrë krejt tjetër. Gjatë 35 viteve të fundit na është dashur të trajtojmë një material kaq kompleks sa është realisht një nga vështirësitë më të thella dhe një nga vështirësitë më të thella me të cilat jemi përballur. Kalimin nga një sistem me pronë shtetëror, ku nuk zotërohej prona privat, kaluam në një situatë ku shteti humbi kontrollin mbi territori dhe pati një bum të madh demografik pas regjimit komunist dhe këto lëvizje ndikuan në formësimin e territorit”, tha kryeministri.
Ndër të tjera shtoi se sot çështja e pronave ende ka probleme, pavarësisht sipas tij legjislacioneve të reja të hartuara. Ndërkohe theksoi se teknologjia po ndihmon në trajtimin e këtyre problematikave.
“Ende sot përballemi me probleme sepse disa gjyqtarë kanë vendosur se mund të marrin vendimë sipas së djeshmes. Ligji i ri në zbatim për kompensimin mund të anashkalohet dhe vendimet e gjykatave që krijojnë një barrë të shtuar mbi financat e shtetit mund të jepen dhe sot. Situata është komplikuar. Nuk po zgjedh rrugën e thjeshtë për tju thënë sesa e mirë është puna jonë në këtë vend. Por po ju kënaq me pak argëtim. Por nuk u dorëzuam dhe teknologjia e re po na ndijnmon të trajtojmë ato që ndryshe do ishte e pamundur të trajtohenin”, tha Rama. /kb
