Përgjatë vitit 2025, orët javore të punës së të punësuarve me kohë të plotë dhe të pjesshme në vendet e Bashkimit Europian të moshës 20-64 vjeç ishin mesatarisht 35.9 orë, nga 36.9 orë në vitin 2015.
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Eurostat, referuar vendeve të BE-së, javët më të gjata të punës u regjistruan në Greqi me 39.6 orë, Bullgari dhe Poloni me nga 38.7 orë dhe Lituani me 38.4 orë.
Nga ana tjetër, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës me 31.9 orë, e ndjekur nga Danimarka dhe Gjermania me nga 33.9 orë dhe Austria me 34 orë.
Profesionet me javën më të gjatë të punës në BE ishin punëtorët e kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit me nga 42 orë, menaxherët me 40.6 orë dhe profesionet e forcave të armatosura me 39.4 orë.
Ndërsa profesioniet me javët më të gjata të punës u regjistruan punëtorët e zyrave me 34 orë dhe punëtorët e shërbimeve dhe shitjeve me 34.5 orë./kb
