Last Updated on 28/05/2026 by Anisa
Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, ka vlerësuar se ndihma financiare e Qeverisë në detyrë në kuadër të pakos mbështetëse “Inflacioni 2.0”, ndonëse e vonuar, mbetet e mirëseardhur për qytetarët.
Sipas tij, kjo pako synon të zbusë ndikimin e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës për kategoritë më të prekura të shoqërisë.
‘’ Ndihma financiare e Qeverisë në detyre qe e ka miratuar pakon mbështetëse ” Inflacioni 2.0″. e cila synon të zbues ndiko ndikimin e rritjes se çmimeve dhe kostos se jetës për kategoritë me të prekura të shoqërisë pak e vonuar por prapë e mirëseardhur’’, tha Bellaqa për FrontOnline.
Bellqaq konsideron se kjo masë, në prag të fushatës, mund të tingëllojë edhe si efekt elektoral, por sipas tij duhet të vlerësohet si një ndihmë sociale dhe ekonomike me fokus në mbrojtjen e standardit jetësor, fuqizimin e familjes dhe lehtësimin e barrës financiare gjatë periudhës së inflacionit.
Bellaqa përmendi edhe të dhënat e fundit të ASK-së, sipas të cilave inflacioni ka arritur në rreth 7.5 për qind, duke e cilësuar këtë nivel si të papërballueshëm për shumë ekonomi familjare në Kosovë.
‘’Kjo mase në prag te fushate tingëllon efekt elektoral por duhet te vlerësohet si një ndihme sociale dhe ekonomike me fokus në mbrojtjen e standardit jetësore dhe fuqizimin e familjes dhe lehtësimin e bazës financiare në periudhe inflacioni ku publikimi I fundit nga ASK-ja për muajin e kaluar rreth 7.5 përqind qe është e papërballueshme për shportën e ekonomive familjare’’, përfundon Bellaqa./A.D
