Last Updated on 28/05/2026 by Monika
Gjykata e Posaçme ka caktuar 5 qershorin për zhvillimin e seancës ndaj kreut të PL-së, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
Seanca do të zhvillohet në orën 11:00.
Trupa gjykuese që do të gjykojë çështjen Kryemadhi-Meta, sipas shortit të hedhur është treshja e gjytarëve, Erjon Bani, Marinela Osmani dhe Rudina Palloj.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, do të gjykohen me procedurë të zakonshme.
Ndërsa për të akuzuarit e tjerë të dosjes, pak kohë më parë GJKKO vendosi gjykim të shkurtuar./mxh
