Rrjetet sociale kanë shpërthyer së fundmi me aludime për një ndarje të mundshme mes Mateo Borrit dhe Brikena Selmanit, pasi dyshja ndërmorën disa veprime që nuk kaluan pa u vënë re nga ndjekësit.
Fillimisht, ata fshinë fotot e përbashkëta nga profilet zyrtare në Instagram dhe më pas hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve, duke ngritur menjëherë dyshime për një krizë në marrëdhënien e tyre. Situata u komentua edhe më shumë pas një postimi të Brikenës me një emoji zemre të thyer, që u interpretua si një mesazh i fshehtë për situatën mes tyre.
Në mes të gjithë zhurmës online, Mateo ka zgjedhur të reagojë në mënyrë indirekte. Ai publikoi një Instastory nga Elbasani, ku shfaqet i rrethuar nga disa fëmijë dhe duke bërë shenjën e paqes me duar.
“Një ditë normale në Elbasan”, shkroi ai krahas fotos, pa dhënë asnjë koment për lajmet që po qarkullojnë.

Ky postim është parë nga ndjekësit si një mënyrë për të treguar se po vazhdon jetën normalisht dhe se nuk dëshiron të përfshihet në dramat mediatike. Megjithatë, heshtja e tyre ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin e publikut, ndërsa mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur realisht mes çiftit./MXH
