Juventusi kërkon ringjalljen dhe që të kthehet përsëri në një pretendente për titullin në sezonin e ardhshëm pas dështimit të këtij aktual. Ndaj bardhezinjtë kanë filluar që të hedhin hapat drejt ndërtimit të skuadrës që do të kenë në dispozicion në edicionin e ri.
“Gazzetta Dello Sport” ka publikuar një hipotezë të bujshme për të ardhmen e mesfushës së bardhezinjve pasi sipas saj, ata kanë piketuar francezin Eduardo Kamavinga. Futbollisti i Real Madrid ka kaluar një sezon me shumë luhatje dhe rënia e formës i ka kushtuar jo vetëm formacionin te madrilenët, por edhe vendin në ekipin përfaqësues për Kupën e Botës, të cilën do e shohë si spektator.
Prej kohësh Reali kërkon ta shesë, por për momentin është i ndërgjegjshëm që vlera e tij ka rënë për shkak të këtyre paraqitjeve. Ndaj mendohet huazimi për një edicion i tij, për të fituar minuta dhe formën optimale. Në këtë pikë, hyn në lojë Juventusi që është gati t’i ofrojë hapësirat francezit.
Megjithatë, çdo lëvizje lidhet me transferimin e Teun Kopmainers, i cili ka zhgënjyer plotësisht dhe i duhet gjetur një sistemim para se të bëhet një tjetër investim i rëndësishëm në mesfushë, me shpenzime të mëdha financiare./et
