Italia vijon të kërkojë trajnerin e ri të kombëtares dhe gara duket se është ngushtuar mes Antonio Contes dhe Roberto Mancinit.
Massimiliano Allegri është përjashtuar nga lista pasi ka arritur marrëveshjen me Napolin, duke zëvendësuar Antonio Conten në pankinën e klubit napolitan.
Conte mbetet një nga favoritët kryesorë për stolin e Italisë, edhe për shkak të eksperiencës së tij të mëparshme me kombëtaren në periudhën 2014-2016.
Sipas raportimeve në Itali, ai shihet si profili ideal për të rikthyer stabilitetin dhe konkurrueshmërinë te axurrët. Në garë mbetet edhe Roberto Mancini, aktualisht në Katar me Al Sadd, por që nuk e përjashton rikthimin në drejtimin e Italisë.
Mancini u largua nga kombëtarja në vitin 2023 për të marrë drejtimin e Arabisë Saudite, vendim që u kritikua gjerësisht në Itali./mxh
