Ndërsa temperaturat rriten, rëndësia e ruajtjes së hidratimit të duhur bëhet parësore, veçanërisht gjatë muajve të nxehtë.
Uji nuk është vetëm një shuajtës i etjes; është një element themelor që i mban të gjitha sistemet trupore në funksionim optimal. Nga rregullimi i temperaturës së trupit deri te ulja e rrezikut të gurëve në veshka, infeksioneve të traktit urinar dhe kapsllëkut, uji është ‘heroi i panjohur’ i ruajtjes së mirëqenies suaj.
Por veç ujit, në temperatura të larta trupi ka nevojë edhe për shtesë të hidratimit, që mund të merret më së miri edhe përmes ushqimeve.
Opsionet me përmbajtje të lartë uji 90-100%, përfshijnë shalqirin, pjeprin, luleshtrydhet, sallatën jeshile, lakrën, selinonë, spinaqin dhe kungullin.
Ushqimet me përmbajtje të moderuar uji 70-89%, përfshijnë bananet, rrushin, portokallin, dardhat, ananasin, karrotat, brokolin dhe avokadon.
Disa produkte qumështi si kosi, gjiza, djathi rikota dhe qumështi pa yndyrë gjithashtu kontribuojnë në marrjen tuaj të përditshme të lëngjeve.
Ndërsa muajt e verës po vijnë, përparësia e hidratimit të duhur bëhet thelbësore për të shijuar ditë të gjata me diell, duke siguruar njëkohësisht mirëqenien tuaj. Pra, përqafojini këto këshilla, qëndroni të hidratuar dhe shijoni stinën pavarësisht temperaturave!/Mxh
